GazetaMax
Lajme

Ekip ekspertësh për sanksione arriti nga Amerika, do të mbikqyrë punën e gjyqësorit

Shkup, 6 dhjetor – Një ekip sanksionesh nga Uashingtoni ka mbërritur në vend për të kryer një hetim më agresiv ndaj ish-aktorëve të korruptuar dhe aktualë dhe për të shqyrtuar të gjitha përgjigjet e mundshme, publikoi sot në Tuiter ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler.

“Sektori gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nevojë për më shumë hetime dhe ndjekje penale, për të treguar se askush nuk është mbi ligjin, nënvizoi Ageler.

Ambasadorja amerikane tha pak ditë më parë se edhe pse vendi është në rrugën drejt BE-së, korrupsioni vazhdon të pengojë përparimin e Maqedonisë së Veriut.

“Reduktimi i korrupsionit është i rëndësishëm sepse korrupsioni në çdo formë e bën të pamundur përparimin ekonomik, social, arsimor dhe strukturor të këtij vendi, të cilin e dimë se mund dhe duhet të vazhdojë ta arrijë. Megjithëse hapat janë në rrugën drejt BE-së, korrupsioni vazhdon të pengojë përparimin e Maqedonisë së Veriut duke ngadalësuar rritjen ekonomike dhe duke inkurajuar të rinjtë më të talentuar nga vendi që të kërkojnë mundësi jashtë vendit, tha ambasadorja Ageler në takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dy ditë më parë.

Ambasadorja amerikane në disa raste ka theksuar se qytetarët e vendit meritojnë një sektor të pavarur të drejtësisë dhe se ndërhyrja politike nuk ka vend në këto procese. Ajo tha se luftën kundër korrupsionit në vend do ta bëjë prioritet të Ambasadës Amerikane sepse korrupsioni po e pengon këtë vend nga sukseset e shumta që mund të arrijë.

Zëvendësndihmës Sekretari shtetëror amerikan, Gabriel Eskobar tha pak ditë më parë se sanksionet amerikane ndaj politikanëve të korruptuar nga Ballkani po japin efekt dhe se Uashingtoni do të vazhdojë të sanksionojë zyrtarët e korruptuar nga rajoni.

Related posts

Drejtori i SHA “EMV” inspekton objektet para fillimit të sezonit të ngrohjes

Gazetamax.mk

Kriza tregon dhëmbët, pas 19 muaj në Tetor regjistrohen 1429 të papunë

Gazetamax.mk

Tre propozime nga partitë bullgare në Parlament për propozimin francez

Gazetamax.mk