GazetaMax
SPORT

Ekipi Bad News Eagles humbin shansin për t’u kualifikuar në turneun në Brazil pas humbjes së dytë radhazi

Pas dy humbjeve në turneun kualifikues, ekipi shqiptar Bad News Eagles është eliminuar dhe ka humbur shansin për t’u kualifikuar në turneun IEM Brazil.
Në ndeshjen e parë Bad News Eagles pësuan humbje nga ekipi francez HEET me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, dhe kaluan në ‘Lower Bracket’.
Ndeshjen e dytë e zhvilluan ndaj ekipit ENCE me renditje në vendin e 17 –të në botë, nga të cilët u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Me këto dy humbje, gara për Bad News Eagles ka përfunduar në turneun kualifikues për IEM Brazil.
Për momentin ekipi shqiptar renditet në vendin e 20 –të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe është duke garuar në ngjarje të shumta ndërkombëtare.

Related posts

Ylli i Interit dëshiron kalimin te Liverpool

e-max

Lama shënon fitoren e dytë në boksin profesionist

e-max

Edhe pak ditë për të shkund arenën e boksit, Sefer Seferi bën përgatitjet e fundit

e-max