GazetaMax
Lajme

Ekonomia dhe mbrojtja në fokus të dialogut strategjik me SHBA-në

Shkup, 7 maj – Duke pasur parasysh bashkëpunimi e shkëlqyer me SHBA-në dhe mbështetjen e fuqishme  të cilën na e japin vazhdimisht,  por edhe nismat e shumta në të gjitha sektoret shoqërore, konsideruam  se ka ardhur koha për të ngritur edhe një nivel më të lartë në shkallët e marrëdhënieve, dhe kjo është deklarata për partneritet strategjik me SHBA-në të përkthehet në proces të dialogut strategjik që do të vlejë proces i fokusuar i implementimit, prioretizimit, por edhe ndjekjes dhe monitorimit  të atyre marrëdhënieve,  duke i inkuadruar të gjitha ato nisma të fragmentuara, të shumta mes vendeve tona në një proces të fokusuar që do të pasohet në kuadër të këtij dialogu strategjik, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në  konferencën për media.

Osmani ka sqaruar se sot para 14 vitesh është nënshkruar deklarata për partneritet strategjik me SHBA-në, e cila i ka ngritur marrëdhëniet mes dy vendeve në një nivel tjetër më të lartë të partneritetit strategjik, i cili, siç tha ai, kulmon me mbështetjen për  anëtarësimin tonë  në NATO në vitin 2020 dhe ai partneritet, sipas ministrit, karakterizohej me afërsi të madhe, besim të ndërsjellë dhe një mori projektesh dhe iniciativash për të mbështetur institucionet demokratike për të krijuar një demokraci funksionale multietnike, por edhe për të gjithë sektorët e tjerë.

Atë proces, siç shpjegoi Osmani, të dy qeveritë e fillojnë në Uashington më 2 qershor, si njohje e të arriturave tona në përgjithësi, por edhe në marrëdhëniet me SHBA-në.

“Ministria e Punëve të Jashtme do ta udhëheq atë proces të dialogut strategjik nga ana jonë, e gjithë Qeveria do të jetë pjesë e atij procesi brenda prioriteteve tematike që i kemi identifikuar në këto bisedime. Sepse ndërkohë jemi duke bërë përgatitjet, ekziston një grup pune ndërministror që përfshin ministra nga departamentet që në këtë proces të parë që nisëm i identifikuam si më të rëndësishmit – sundimi i ligjit, marrëdhëniet politike, antikorrupsioni si një segment, bashkëpunimi në mbrojtje, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi ekonomik, investimet, krijimi i ekonomisë së tregut, sigurisht bashkëpunimi në fushën e energjetikës dhe tema të tjera në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh që i kemi ndarë në njësi tematike”, informon Osmani.

Dialogu do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga ana e tyre do të udhëheq  Departamenti i Shtetit.

“I përcaktuam si prioritete të rëndësishme bashkëpunimin në pjesën e energjisë, ishte shumë e rëndësishme me SHBA-në ta  hapim edhe temën për mbrojtjen, sajber mbrojtjen, sigurinë, megjithatë edhe nismat konkrete në pjesën e kulturës, arsimit, qarkullimit të qytetarëve tanë në SHBA dhe anasjelltas. Kemi edhe një muaj për ta definuar agjendën, t’i vendosim mendimet tona, do të shkojmë atje me gjithë Qeverinë për t’i prezantuar prioritetet tona”, tha Osmani.

Related posts

Sanksionohen 164 shoferë

Gazetamax.mk

Grubi: Çdo projekt që është realizu në Shkup mban vulën e Ali Ahmetit

Gazetamax.mk

Po finalizohet marrëveshja Bullgari-Maqedoni? Pritet përgjigje nga Sofja

Tronditjet në Stamboll, Grubi: Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave

Gazetamax.mk

Mbledhje e kryesisë së BDI-së në selinë e partisë në Reçicë të Vogël

Gazetamax.mk

Historia e re e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut

Gazetamax.mk