GazetaMax
Lajme

Ekskluzive, Zhurnal zbulon propozimet e BDI: Ahmeti sekretar i Përgjithshëm, Bexheti sekretar Organizativ dhe Saranda Imeri për Barazi gjinore

Tetovë, 14 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim një ditë para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm është mbledhur në selinë në Tetovë ku në mbledhjen e kryesuar nga kryetari Ali Ahmeti kanë diskutuar mbi propozimet të cilat nesër do të gjenden para Këshillit të Përgjithshëm të BDI për të votuar mbi organet e reja të partisë që dalin pas Kongresit në të cilin u zgjodh vetëm kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Agjencia e lajmeve Zhurnal, nga burime brenda BDI-së mëson se në kryesinë e ngushtë të partisë nga Shkupi do të jenë përfaqësues Izet Mexhiti si nënkryetar dhe Blerim Bexheti si sekretar Organizativ, po ashtu, nënkryetarët e tjerë janë Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli.

Ndërkohë që ekskluzivisht mësohet se sekretar gjeneral është propozuar Faton Ahmeti, sekretar organizativ Blerim Bexheti ndërsa sekretar për barazi gjinore Saranda Imeri.

Related posts

Dita e fundit e debatit rreth Propozim buxhetit të plotësuar për vitin 2023

Gazeta Max

Çmimet e patundshmërive janë rritur për 21,2%

Gazeta Max

Bytyqi i reagon Mickoskit: Nuk ka nevojë të flasim pas dyerve të mbyllura

Gazeta Max