GazetaMax
LAJME

Ekspozitë e mozaikëve “Gruaja në copa guri” nga Izet Zeqiri

Tetovë, 14 tetor – Në Galerinë e arteve Tetovë prej sonte është e hapur ekspozita e mozaikëve me titull “Gruaja në copa guri” nga autori prof. dr. Izet Zeqiri, rektor aktual i Universitetit “Nënë Tereza”-Shkup, profesor i shkencave ekonomike dhe ish deputet.

Kjo është ekspozita e tij e dytë me mozaikë, ndërsa e shfaq figurën e gruas si shtyllë të shoqërisë.

“Ekspozita e dytë me titull “Gruaja në copa guri” është vazhdimësi e ciklit të parë të punimeve me titull “Mozaiku me copa jete” të cilat përfaqësojnë një pasqyrë të plotë të jetës tradicionale rurale dhe evolucionit të saj në botën moderne, dhe tani (në ky cikël) vazhdon me impulse të thella frymëzuese nga historia dhe tradita popullore shqiptare, me fokus figurën femërore të përfaqësuar përmes figurave të ndryshme. Historikisht gruaja shqiptare ishte një faktor i rëndësishëm përparimi, qëndrese, shkëlqimi, por mbi të gjitha funksioni i saj parësor ishte në themelet e ndërtimit të një shoqërie të shëndetshme”, theksoi në fjalimin promovues të hapjes Jëlldës Asani, historiane e artit dhe profesoreshë në Fakultetin e arteve figurative në Universitetin e Tetovës.

Izet Zeqiri ka lindur në vitin 1967. Ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ka magjistruar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”-Shkup, ndërsa doktoroi në vitin 2001 në Universitetin e Prishtinës. 

Related posts

Dhënia e të dhënave personale në internet, qytetarët ndihen të shqetësuar

e-max

Janë paguar mjetet për bursa shkollore dhe studentore dhe shujtën e subvencionuar studentore

e-max

Dimitrov: Të pretendosh se identiteti i dikujt është falsifikim, e palogjikshme

e-max