GazetaMax
LAJME

Element PR ndërpret marrëveshjen me Arsovskën, SHGM-ja e mirëpret vendimin

Shkup, 15 shtator – Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e mirëpret vendimin e agjencisë Element PR për ndërprerjen e marrëveshjes me Qytetin e Shkupit si lëvizje me përgjegjësi shoqërore.

Sipas SHGM-së, kjo paraqet shembull pozitiv i cili duhet të kalojë në praktikë.

“Të përkujtojmë se më 10 shtator në ueb faqen e Byrosë për furnizime publike është publikuar se qyteti i Shkupit planifikon të investojë gati 5 milionë denarë për “Përgatitje dhe implementim të promovimit të fushatave për projekte të veçanta për aktivitetet e qytetit të Shkupit” përmes agjencisë së marketingut. Pas publikimit, menjëherë kemi reaguar me kumtesë”, theksojnë nga Shoqata.

Me mënyrën e tillë të financimit të mediave, sipas SHGM-së, Qyteti i Shkupit e shkel moratoriumin për ndalimin e fushatave publike në mediat private dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë e shkel nenin 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizive për ndalimin e reklamave, si dhe atë të Qeverisë. Vendim për ndalimin e reklamave në mediat tradicionale dhe onlajn nga viti 2017.

Nga SHGM-ja u bëjnë thirrje agjencive tjera të marketingut të cilat punojnë në këtë mënyrë ose të ngjashme me komuna ose institucione të tjera shtetërore ta ndjekin këtë praktikë.

Related posts

Njohësi i sigurisë Ibishi: Ka tendenca për ngritje të tensioneve

e-max

Partia e Sllavi Trifonov kërkon seancë të mbyllur parlamentare për Maqedoninë

e-max

Shfuqizohet detyrimi për posedimin e certifikatës së vaksinimit apo certifikatës për Kovid-19 të tejkaluar

e-max