GazetaMax
LAJME

Partia e Sllavi Trifonov kërkon seancë të mbyllur parlamentare për Maqedoninë

Sofje, 14 qershor – Partia bullgare “Ka një popull të tillë” do të kërkojë seancë të mbyllur në Parlament për Maqedoninë, e ku ministrja e jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska, do të jep informata dhe do të paraqesë stenogramet e fshehura për bisedime të udhëhequra për këtë temë.

Për këtë njoftoi kryetari i grupës parlamentare Toshko Jordanov, pasi gjashtë deputetë të partisë së tyre u deklaruan si të pavarur.

Sipas Jordanovit, partia “Vazhdojmë me ndryshime”, po përpiqet të ndryshojë fokusin nga vetoja për Maqedoninë.

Ai tha se bëhet fjalë për një stenogram të fshehur, ku kryeministri i Bullgarisë, para disa eurokomesarëve ka biseduar çfarë planifikon të bëjë për këtë temë, duke pyetur nëse kjo do të ishte tradhëti kombëtare e nëse nuk është, çfarë i pengon të mbajnë seancë të mbyllur./Zhurnal.mk

Related posts

Prezantimi i rezultateve të Thirrjes së dytë për ndarjen e granteve për shërbime sociale në nivel lokal

e-max

Kasami në Shipkovicë, inspekton punimet e përroit të fshatit

e-max

Aksion i dhurimit të gjakut në Ambasadën e SHBA-së në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit

e-max