GazetaMax
Lajme

Emigranti humb jetën në Miravci, goditet nga treni

Shkup, 6 Nëntor – Një tren që udhëtonte në linjën Gjevgjeli-Shkup ka goditur një burrë të shtrirë në shina rreth mesnatës në afërsi të fshatit Miravci, njofton Ministria e Brendshme.

“Me datë 06.11.2022 në ora 01.07 është raportuar se rreth orës 00.15 një tren mallrash që udhëtonte në linjën Gjevgjeli-Shkup, afër fshatit Miravci, ka goditur një person të shtrirë në shina. Nga ana e punonjësve të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe se bëhet fjalë për një emigrant 30-vjeçar”, mësohet nga MPB.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa kontrollin e ka bërë ekipi inspektues nga stacioni policor Gjevgjeli. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.

Related posts

Ibrahimi: Nga 2016-ta, shqiptarët votojnë me shumicë kundër BDI-së

Gazeta Max

Zëvendës drejtori i Doganave, Dauti takoi ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Gazeta Max

Jeta nën talibanët: Të rinjtë e Kabulit dhe rezistenca e tyre në heshtje

Gazeta Max