GazetaMax
Lajme

Emir Sulejmani: Bashkimi kombëtar nuk është opsion politik, por obligim historik

Kryetari i degës së BDI-së në Zhelinë, Emir Sulejmani, ka komentuar bashkimin e tre liderëve të partive shqiptare opozitare, duke e cilësuar këtë si një moment historik më shumë se politik.

“Bashkimi kombëtar është obligim historik, jo opsion politik!
Kur dinjiteti ynë vihet në pikëpyetje, nuk ka asnjë arsyetim për qëndrim të heshtur.
Të bashkohemi jo vetëm me fjalë, por me vepra për gjuhën, identitetin dhe të ardhmen tonë!
Me bashkim, jemi të pamposhtur!”, ka shkruar Sulejmani.

Kjo deklaratë vjen në një kohë ku sipas sondazheve të fundit, bashkëpunimi mes BDI-së dhe dy Aleancave për Shqiptarët po rezulton me rritje të madhe për kandidatin e BDI-së edhe në komunën e Zhelinës.

Sipas të njëjtave sondazhe, kandidati i VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka pësuar një rënie të dukshme në mbështetje, duke e llogaritur një humbje për garën e tij në zgjedhjet lokale të tetorit për shkak edhe kandidimit tē tretë të tij.

Related posts

Daut Beqiri në Konak me Qytetarët e Haraçinës: Bashkë për një Komunë më të Fortë dhe të Bashkuar

Gazeta Max

Mickoski planifikon zgjedhje të parakohshme përmes protestave

Gazeta Max

61.6 milion euro buxheti i ri i Ministrisë së Kulturës, do të krijohen 3 institucione të reja kombëtare

Gazeta Max