GazetaMax
Lajme

Emir Sulejmani nga Treboshi: Banorët janë lodhur nga teatrot politikë dhe premtimet boshe – kërkojnë kushte dinjitoze jetese

Gjatë një takimi të mbajtur mbrëmë në fshatin Trebosh, kandidati për kryetar komune nga BDI Emir Sulejmani solli në vëmendje realitetin e zymtë me të cilin përballen banorët e zonës, duke dëshmuar një pakënaqësi të thellë dhe të akumuluar ndër vite ndaj qeverisjes lokale dhe premtimeve të pambajtura.

Në një atmosferë të ngrohtë, por të mbushur me shqetësime të drejta, qytetarët e Treboshit ngritën zërin për mungesën e investimeve të qëndrueshme, mungesën e ujit të pijshëm dhe infrastrukturës bazë, si dhe papërgjegjshmërinë institucionale që, sipas tyre, u është kthyer në normë.

“Banorët janë lodhur nga teatrot politikë, fotot e inskenuara dhe premtimet boshe,” u shpreh Sulejmani në fjalimin e tij para të pranishmëve.

“Ata kërkojnë shpresë reale, kushte jetese të denja, dhe zgjidhje të qëndrueshme – jo sesione elektorale që shfaqen vetëm para zgjedhjeve.”

Ai theksoi se komuna përballet me miliona euro borxhe, ndërsa drejtuesit aktualë vazhdojnë të flasin për “suksese”, duke anashkaluar realitetin në terren. Kjo, sipas tij, tregon një shkëputje të plotë mes pushtetit lokal dhe nevojave të qytetarëve.

“Me miliona euro borxh mbi supe të komunës, ata ende guxojnë të flasin për ‘suksese’. Kjo është fyese për çdo qytetar që çdo ditë përballet me mungesën e ujit dhe shërbimeve bazë.”

Sulejmani u zotua se do të punojë për një qeverisje transparente, të përgjegjshme dhe afër njerëzve, duke vendosur prioritetin tek nevojat themelore të komunitetit.

“Koha e tyre po mbaron. Koha e qytetarëve po vjen!” – përfundoi ai, i duartrokitur nga të pranishmit.

Ky takim shënoi një moment të rëndësishëm në fushatën zgjedhore lokale, ku mesazhi i qartë ishte se qytetarët nuk kërkojnë më spektakël politik, por ndryshim të vërtetë, të matshëm dhe të ndjeshëm në jetën e përditshme.

Related posts

Donacion me vlerë rreth 570.000 dollarë për Klinikën e kardiologjisë

Gazeta Max

Më tre dhjetor Kuvendi zgjedhor i SHGM-së, do të zgjidhet kryesia e re

Gazeta Max

Osmani nga Lubjana: Nëse mbajmë zgjedhje të parakohshme këtë vit, hapim dritaren e parë katërvjeçare të reformave

Gazeta Max