GazetaMax
Lajme

Emir Sulejmani prezanton listën e kandidatëve për Këshillin komunal të Zhelinës nga koalicioni AKI

Kandidati për Komunën e Zhelinës nga koalicioni AKI, Emir Sulejmani, ka prezantuar sot me krenari listën e plotë të kandidatëve për këshilltarë komunalë, duke theksuar se këta janë njerëzit që do të jenë zëri i qytetarëve dhe garantues të një përfaqësimi të ndershëm e të barabartë.

Në një postim publik, Sulejmani tha:
“Kjo është skuadra që do ta çojë përpara kauzën tonë për ujë, ambient jetësor, dinjitet dhe zhvillim të barabartë në çdo fshat të komunës.”

Lista përfshin emra nga të gjitha fshatrat e komunës, me një përfaqësim të balancuar gjinor dhe territorial, duke përfshirë:

Memet Neziri – Zhelinë

Zelije Bajrami Aliti – Zhelinë

Ermir Etemi – Dëbërcë

Haxhere Kamberi – Pallaticë

Qemal Sadiki – Pallaticë

Arlind Abdiu – Strimnicë

Ermal Çanga – Trebosh

Vullnet Kadria – Trebosh

Zulkade Alija – Grupçin

Hanife Mustafa – Cerovë

Zilhixhe Nuredini – Uzurmishtë

Bekim Rexhepi – Kapazhdoll

Valmir Sinani – Merovë

Selver Osmani – Llërcë

Ajsel Izairi – Strimnicë

Sulejmani u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve, duke theksuar se kjo listë përfaqëson “fitoren e banorëve të Komunës së Zhelinës” dhe se bashkë do të ndryshojnë historinë e kësaj komune.

Koalicioni Besëlidhja AKI ka hyrë në garën zgjedhore me fokus të qartë në çështjet themelore që prekin jetën e përditshme të qytetarëve, si: uji i pijshëm, mbrojtja e ambientit, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet publike cilësore.

Related posts

Snopçe: Bullgaria nuk është shkaku i vërtetë i mosmarrjes së datës

Gazeta Max

Gjermania me ndryshimet e fundit do të zbrazë Ballkanin Perëndimor, rajoni do të shndërrohet në “zonë lufte” pa luftë!

Gazeta Max

Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Gazeta Max