GazetaMax
Lajme

Emisari i BE-së pajtohet me ish-ministrin gjerman: BE-ja ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Lajçak pajtohet me ish-ministrin gjerman: BE-ja ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se duhet të liberalizohen vizat për Kosovën.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka rënë dakord me ish-ministrin gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth, i cili në një takim që pati me Lajçak ka thënë se BE-ja duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”, ka thënë Lajçak.
Roth gjatë ditës së djeshme takoi Lajçakun, me anë të një cicërime ka shkruar: “I dashur Miroslav Lajçak, faleminderit për vizitën tuaj dhe punën tuaj të shkëlqyer. Shtetet e Ballkanit Perëndimor na përkasin neve dhe meritojnë më shumë se fjalët e thëna. BE-ja duhet të mbajë premtimet e saj: fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe sundimi i ligjit kanë rëndësi”, ka shkruar Roth.

Related posts

MPB: Dy aksione të suksesshme të nëpunësve policorë në shpëtimin e personave

Gazeta Max

Pajisje të reja moderne për deputetët në sallën e Kuvendit

Gazeta Max

Besimi: Bordi i FMN-së e miratoi PLL-në, me këtë edhe këstin e parë prej 110 milionë euro

Gazeta Max