GazetaMax
Lajme

EMV me thirrje ngrohtores “Shkup Veri” të nënshkruajë marrëveshjen për bashkëpunim afarist-teknik

Shkup, 1 nëntor – Ngrohtorja SHA “Shkup Veri” duhet ta nënshkruajë me SHA EMV marrëveshjen për bashkëpunim afarist-teknik që të mund të ofrojë energji për ngrohje siç ka kërkuar ngrohtorja.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se ngrohtorja ka marrë ndihmë nga shteti përmes EMV, në bazë të marrëveshjes komerciale dhe se disa pjesë të saj ende nuk janë realizuar.

“Bëhet fjalë për marrëveshje dhe EMV nuk mund t’i japë ndihmë cilitdo sepse bëhet fjalë për shoqëri aksionare në pronë shtetërore. Ata mund të lidhin ose marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik, ku saktë theksohen detyrimet dhe përgjegjësitë e të dyja palëve kontraktuese, në këtë rast të EMV dhe Ngrohtores Veri, ose mund të veprohet si në rastin me BEG, me marrjen e udhëheqjes, ndaj dispozitave të Ligjit për energjetikë dhe të ligjeve të tjera dhe sipas vendimeve të Komisionit Rregullator për Energjetikë për marrje të udhëheqjes së kompanisë dhe ofrimin e energjisë për ngrohje”, tha Kovaçevski.

Nëse udhëheqësia e ngrohtores “Shkup Veri” dhe EMV arrijnë marrëveshje në bazë të zgjidhjes për atë që nuk ishte realizuar gjatë periudhës së kaluar dhe nëse arrijnë marrëveshje për atë që duhet të bëhet në periudhën e ardhshme, atëherë EMV, tha kryeministri, do të mund të ofrojë atë që ishte detyrim i tyre në marrëveshje të tillë eventuale për bashkëpunim afarist-teknik.

“Nëse jo, atëherë do të duhet të vazhdojnë të bisedojnë në nivel të menaxhmentit të EMV-së dhe menaxhmentit të ngrohtores Veri për të arritur një zgjidhje së përbashkët të pranueshme në interes të qytetarëve”, deklaroi kryeministri, duke iu përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në ngjarjen me rastin e realizimit të projektit të SHA MEPSO për modernizimin e pajisjeve të telekomunikacionit.

Drejtori i EMV Vasko Kovaçevski sqaroi se në janar, në sezonin e kaluar të ngrohjes, kanë lidhur marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik me tri kompanitë BEG dhe me kompaninë SHA “Shkup Veri” me të cilët e kanë marrë menaxhimin me qëllim që të ofrojnë burim për ngrohtoret gjegjësisht gaz natyror.

Për këtë publikisht, tha, edhe një herë i dërgoj porosi SHA “Shkup Veri” që të veprojë sipas vendimit të Qeverisë dhe të nënshkruhet ajo marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik, me qëllim që të sigurohet ngrohje e papenguar për qytetarët të cilët përdorin energji për ngrohje nga ajo ngrohtore.

“Gjatë kësaj duhet të merret parasysh edhe informacioni të cilin e morëm nga KRRE se SHA “Shkup Veri” nuk ka licencë për punë në këtë veprimtari për territorin për të cilin ofron energji për ngrohje”, shtoi Kovaçevski.

Ai bëri thirrje që ngrohtorja t’i rregullojë të gjitha çështjet formale-juridike, së pari me KRRE-në, ndërsa pastaj ta nënshkruajë marrëveshjen, dhe EMV do të ndajë një pjesë të mjeteve nga llogaria për dedikim me para të cilat i ka dhënë Qeveria për përballje me krizën e ngrohjes dhe do të ofrohet energji e ngrohjes për SHA “Shkup Veri”.

Related posts

Forum i shërbimeve veterinare nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Gazetamax.mk

Vazhdon trendi i rënies së çmimit të derivateve të naftës

Gazetamax.mk

Prindërit ende në dilemë për vaksinimin e fëmijëve, çfarë thonë mjekët

Gazetamax.mk