GazetaMax
Showbizz

Enca nuk hesht – kjo është përgjigjja e saj për kritikat në projektin e fundit

Pas publikimit të projektit të saj më të fundit, Original, që shënoi rikthimin e saj në skenën muzikore me një klip provokues dhe skena të nxehta eksplicite, Enca ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur kritikëve.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Më falni, por unë s’bëj muzikë për femra të zakonshme dhe humbësa. Vetëm për Tipa Kardinale. Lidhu me programin, b.”

Në një tjetër reagim, Enca ka theksuar rolin që ajo mendon se ka pasur në skenën muzikore dhe ndikimin tek vajzat shqiptare:

“Unë rrita një gjeneratë të tërë të vajzave të forta shqiptare dhe tani do të rris të radhës. Dhe e vetmja gjë që mund të bëni ju, është të shikoni.”

Deklaratat vijnë në një moment kur projekti Original ka ndarë ndjekësit në dy grupe: ata që e vlerësojnë si një hap të guximshëm artistik dhe ata që e shohin si provokim të tepruar.

Enca, si gjithmonë, mbetet e pandikuar nga zhurma — dhe në stilin e saj të njohur, u kujdes që këtë herë të fliste pa filtra.

Related posts

A e dini se mund të keni probleme me zemrën nga lumturia e tepërt?

Gazeta Max

Meti Berbatovci, ka nisur vitin 2025 me një lansim të ri muzikor

Gazeta Max

Rrëfimi i Elsa Lilës: Si donin të më vrisnin në burg, më shpëtoi vajza shqiptare, ishte një klan që më mbrojti

Gazeta Max