GazetaMax
LAJME

Ende është aktiv zjarri tek lagjja Elen Kamen të Strugës, nuk ka rrezik për shtëpitë

Strugë, 23 prill –  Ende është aktiv zjarri i cili shpërtheu dje në pyllin mbi lagjen Elen Kamen të Strugës. Ekipi i Njësisë territoriale të zjarrfikësve – Strugë është në terren, por vendi ishte i paqasshëm për automjetin.

“Tani për tani nuk ka rrezik për vilat dhe shtëpinë në lagjen Elen Kamen”, informojnë nga NJTKZ-Strugë.

Edhe pse kanë kërkuar ndihmë nga institucionet kompetente, zjarrfikësit thonë se janë vetë në terren.

Zjarri i cili dje pasdite shpërtheu në pyllin në rrugën drejt fshatit Ragozhdë, në afërsi të lagjes me vila Elen Kamen, shaktoi frikë tek banorët, për shkak të përhapjes drejt shtëpive.

Era e fuqishme edhe më tepër e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe i ka përhapur flakët.

Related posts

Do të thjeshtësohet procedura për vendosje të fotovoltaikëve

e-max

Serbia paralajmëron eksporte të grurit në Ballkanin Perëndimor

e-max

Maqedonia dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhje të përbashkët qeveritare më 14 nëntor

e-max