GazetaMax
Lajme

Ende nuk dihet sa persona ishin në Golfin që ra nga ura në Zhelinë, asnjë gjurmë prej tyre

Tetovë, 27 shtator – Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se në numrin për urgjenca, 112, në ora 12:05 përmes një telefonate është denoncuar se në rrugën e fshatit Zhelinë drejt Tetovës, nga ura në lumin Vardar ka rënë një veturë Golf 4 me targa të Kumanovës, informon Zhurnal.

Përshkak shpejtësisë, thellësisë dhe ujit të ndotur të lumit, vetura në një pjesë ka lundruar në ujë e më pas vizualisht nuk është parë më.

MPB menjëherë ka dërguar ekipe të notuesve nga njësia speciale derisa DMK ka dërguar ekipe tjera për shpëtim të specializuar për vërshime. Vetura me ndihmën e disa makinave ndërtimore është larguar nga uji por brenda nuk janë parë njerëz”, thonë nga DMK.

Supozohet se brenda në veturë ka patur udhëtarë, por nuk dihet se sa persona kanë qenë dhe cili është fati i tyre./Zhurnal.mk

Related posts

LSDM: Dështoi edhe një skenar i VMRO-së dhe Levicës për shkaktimin e incidenteve

Gazetamax.mk

Pavllova: Të ruhet mbështetja për kompanitë më të prekura nga konflikti ukraino-rus

Gazetamax.mk

Ribalansi para Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet

Gazetamax.mk