GazetaMax
Lajme

Energjia elektrike që duhet marrë nga Bullgaria ende nuk ka çmim

Shkup, 16 Shtator – Grupi punues për energjetikë mes autoriteteve vendase dhe bullgare sot nuk ka arritur marrëveshje për çmimin me të cilin Bullgaria do t’ia shesë rrymën Maqedonisë së Veriut gjatë muajve në vijim.

Sipas informacioneve të Alsat, në takimin e sotëm në Sofje kanë qenë të pranishëm drejtues të kompanive shtetërore energjetike dhe këshilltarë të qeverisë përgjegjës për energjetikë, por jo përfaqësues të nivelit më të lartë si ministra apo kryeministra.

Turbulencat në çmimet e energjisë elektrike që ndodhin çdo ditë në bursa janë një nga arsyet që për momentin nuk ka çmim konkret me të cilin do të dërgohet energjia elektrike nga Bullgaria në vend.

Qeveria njoftoi se gjatë periudhës së ardhshme do të ketë edhe disa takime të këtij grupi punues. Dje autoritetet njoftuan se më 28 shtator Qeveria do ta shpallë paketën e masave kundër krizës për kompanitë e prekura nga kriza energjetike.

“Energjia elektrike që negociohet në Sofje fillimisht ka qenë e destinuar për sektorin privat, por pas informacioneve se mbi 90 ndërmarrje publike janë duke u përballur me falimentim, Qeveria tashmë po mendon që një pjesë e asaj energjie elektrike të përdoret nga këto kompani që janë nën ombrellën e shtetit. Vetëm për kompanitë e vogla që janë në tregun e rregulluar nuk do të ketë energji elektrike që do të vijë nga Bullgaria”, raporton gazetari i Alsat, Ile Petrevski.

Qëllimi kryesor i blerjes së energjisë elektrike nga Bullgaria, ku gjysma e energjisë elektrike vjen nga djegia e qymyrit dhe rreth 35% nga termocentrali bërthamor i Kozloduit, është të sigurojmë energji elektrike më të lirë për nevojat tona sesa çmimet e bursës që së fundmi kanë arritur në 800 euro për megavat orë.

Autoritetet njoftojnë rritje të prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet vendase me më shumë se 25 për qind se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, por me kusht që të funksionojnë të gjitha kapacitetet dhe në rast se nuk ka ndonjë kaos apo mosfunksionim tjetër në blloqe, mbi të gjitha në TEC Manastir.

Related posts

BDI 8.2% gjithë tjerat bashkë 6.2%

Gazetamax.mk

Nikolovska: Arsyeja e hapjes së azilit të pleqve është migrimi i rinisë jashtë vendit

Gazetamax.mk

Lia e majmunëve i afrohet vendit, konfirmohet rasti i parë në Greqi

Gazetamax.mk