Erdogan miraton zyrtarisht Marrëveshjen e Mekës, për mbrojtje të përbashkët mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka miratuar zyrtarisht Marrëveshjen e Mekës, për Mbrojtje të Përbashkët mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite, përcjell TV21. Lajmi është publikuar sot në Gazetën Zyrtare të Turqisë, duke përmbyllur kështu procesin e ratifikimit në Turqi, pasi Parlamenti e miratoi marrëveshjen në fillim të këtij muaji.

Parlamenti turk e ratifikoi marrëveshjen më 5 nëntor, duke i hapur Ankarasë rrugën për t’i ofruar mbështetje ushtarake Arabisë Saudite në lidhje me sulmet e rebelëve jemenas Huthi, të mbështetur nga Irani.

Sipas marrëveshjes, një sulm ndaj cilitdo shtet nënshkrues konsiderohet sulm ndaj të gjitha shteteve pjesëmarrëse. Të tri vendet e nënshkruan marrëveshjen për mbrojtje të përbashkët në Mekë, në muajin gusht, në një kohë kur po rriteshin shqetësimet për atë që ato e përshkruan si luftë gjithnjë e më agresive amerikano-izraelite kundër Iranit.

Përfaqësuesit e tri vendeve pritet të zhvillojnë një takim sot dhe nesër në Islamabad.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, Arabia Saudite është vendi ku ndodhen vendet e shenjta islame dhe një nga eksportuesit kryesorë të naftës në botë, ndërsa Pakistani është i vetmi shtet mysliman që posedon armë bërthamore.

Burimi:TV21