GazetaMax
Lajme

Erërat e fuqishme që kapluan vendin, ndikuan dukshëm në pastrimin e ajrit

Shkup, 19 Janar – Era e cila në pjesë të caktuara të ditës arrin deri në 70 kilometra në orë, po ndikon dukshëm në uljen e nivelit të ndotjes dhe pastrimin e ajrit. Shkupi i cili për disa ditë me radhë ishte në mesin e pesë qyteteve më të ndotura në botë, tani duket të jetë me ajër më të pastër. https://air.moepp.gov.mk/?page_id=175

Qytetarët thonë se autoritetet nuk duhet të presin vetëm kushtet klimatike për përmirësimin e cilësisë së ajrit por të marrin masa konkrete.

“Kjo është punë e institucioneve, ata duhet të dinë se ku është problemi, ata kanë evidencë se cilat objekte industriale…shumë punë ndikojnë, nuk ndikojnë vetëm objektet industriale, edhe popullata varet çfarë përdorin, dëgjoj prej shokëve se vendosin çfarë jo nëpër shporetët e tyre, pak duhet edhe ndërgjegjja e qytetarëve. Këtu duhet që shteti, institucionet të ndërmarrin masa, ata janë kompetentë për të”.

“Falë Zotit që ajri pak u pastrua, që fryn erë.
E shoh se po mbani maskë.
Po mbaj, e mbaj në autobus ku është turmë, ku është ambienti mbyllur mbaj maskë, edhe kundër ndotjes, gripeve”, u shpreh një qytetar.

“Sigurisht se me frymë pastrohet, por çfarë të bëjmë që ne e ndotim. Është me rëndësi të shihet se prej nga vjen ndotja, prej ku buron, burimi është Hekurana. Duhet të ndërmarrin masa, them unë, Hekurana, të rregullohet ajo dhe kryhet puna”.

“Nuk dua të ketë erë, por duhet të ketë pastrim të ajrit”.

Inspektorati Shtetëror për mjedis jetësor konstatoi se çimentorja “Usje” ka ndotur ajrin, ndërsa Qyteti i Shkupit dorëzoi padi kundër çimentores. Por këta të fundit hodhën poshtë akuzat dhe paralajmëruan ngritje të procedurës ligjore para organeve kompetente.

Related posts

Besnik Emshiu nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për ndihmë juridike falas për qytetarët e komunës së Bogovinës

Gazetamax.mk

40 fëmijë të shtruar në spitalin e fëmijëve në Kozle

Gazetamax.mk

Rritja e pagës minimale, Zeqiri: Vendim i qëlluar në kohë të duhur

Gazetamax.mk