GazetaMax
Lajme

Erisa Xhixho: Astiri me 70 mijë banorë s’ka kopsht ose shkollë publike, arsimi s’ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar mungesën e institucioneve arsimore publike në zonën e Astirit në Tiranë.

Ajo tha se kjo lagje me 70 mijë banorë nuk ka ende asnjë kopësht apo shkollë publike. Sipas saj, fëmijët janë të detyruar të ndjekin shkollat në zona të tjera, duke u përballur çdo ditë me trafik dhe kosto shtesë.

Xhixho akuzoi qeverinë se arsimi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë prioritet për të.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho: Jam në zonën e Astirit. Edhe këtë vit shkollor, fëmijët janë shpërndarë nëpër shkolla të tjera. Kjo lagje me 70 mijë banorë nuk ka ende kopësht dhe shkollë publike. Premtime çdo vit dhe përsëri çdo vit nisin vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për t’i çuar fëmijët e tyre në shkolla të tjera dhe për t’u përballur çdo ditë me trafikun e tmerrshëm në Tiranë.

Këta prindër paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore, por nuk marrin asgjë. Kostot e shkollimit të fëmijëve iu shtohen edhe transporti, shkollat private ose after school. Ky vit shkollor e gjeti Tiranën me 30 shkolla me dy turne dhe me një premtim të pambajtur, atë të ushqimit në shkolla. Arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për këtë qeveri e nuk do jetë për vitet që vijnë.

Related posts

8 viktima nga aksidentet gjatë vitit 2022, policia paralajmëron masa më të ashpra

Gazeta Max

Kryeministri Kovaçevski në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin

Gazeta Max

Nga fjala në vepër/ Emir Sulejmani premton mbështetje prej 30 mijë denarë për profesionistët e rinj në Zhelinë

Gazeta Max