GazetaMax
Adrenaline

“Është bërë qesharake”, Icardi sulmon Wanda Narën: Kërcënon me divorc, nuk mund ta mbroj më

Wanda  Nara bëri bujë të madhe me një postim të pak ditëve më parë, ku njoftoi ndarjen nga sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi. Ky i fundit nuk e kishte pranuar diçka të tillë, por duket se i është sosur durimi. 
Lojtari ka reaguar së fundmi, dhe nuk i ka kursyer sulmet ndaj ish-partneres së tij, duke thënë se është bërë qesharake dhe nuk mund ta mbrojë më. Gjithashtu ai u shpreh se Wanda  e kërcënon me divorc prej një viti, por nuk e realizon asnjëherë. 
E njoh më shumë se kushdo dhe e kam mbrojtur më shumë se kushdo. Ka ardhur një moment kur nuk mund ta mbroj më. Është bërë qesharake në të gjithë botën. Jam lodhur prej gënjeshtrave saj.Kërcënon me divorc prej një viti, por nuk e realizon asnjëherë. Ka gjithmonë një kërcënim apo shantazh. Fëmijët tanë janë të mëdhenj dhe ndihen shumë keq pasi ajo e ka bërë gjithçka publike.
Kujtojmë se çifti kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Pas kësaj ndarje, Nara ka bërë një veprim të çuditshëm, duke bërë “follow” në “Instagram” Maxi Lopez. Ky i fundit dhe Nara ishin dikur në një lidhje, por gjithçka ndryshoi shumë shpejt kur Icardi nisi një lidhje me Wanda -n kur ajo ishte e martuar me Lopez. Wanda  është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi dhe 3 me Maxi Lopez.

Related posts

Kosova e mposhtë Bullgarinë, nis mbarë kualifikimet në Botëror

Gazetamax.mk

ESPN: Man Utd është i sigurt se Ronaldo do të qëndrojë, pasi s’e do asnjë skuadër

Gazetamax.mk

Inter merr vendim përfundimtar për Sanchez

Gazetamax.mk