GazetaMax
Lajme

Është hapur zyrtarisht “Magna Mirors”, investimi i ri i huaj në ZZHIT Strugë

Strugë, 12 tetor – Në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike në Strugë sot zyrtarisht është hapur kompania kanadeze “Magna Mirors”, e cila prodhon sisteme automobilistike, module dhe komponentë automobilistikë që u dërgohen prodhuesve më të rëndësishëm të makinave në botë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në hapjen zyrtare, tha se vendimi për hapjen e një fabrike në vendin tonë që do të prodhojë pjesë dhe sisteme që do t’u dërgohen prodhuesve më të mëdhenj të makinave në botë, është për shkak të anëtarësimit tonë në NATO dhe fillimit të negociatave me BE-në, por dhe klimën pozitive të biznesit të krijuar nga shteti.

“Nëse kjo kompani nuk do të ishte hapur, të gjithë të rinjtë që janë të punësuar këtu do të duhej të shkonin për të punuar në një nga vendet e BE-së, prandaj dua të falënderoj Magna-n dhe menaxhmentin e saj që zgjodhën Maqedoninë e Veriut për të hapur këtë kompani me nivel të lartë teknologjik”, tha Kovaçevski.

Kompania do të punësojë rreth 1300 persona kur të arrijë kapacitetin e planifikuar dhe mbështetja e shtetit për këtë investim është rreth 50 për qind.

Nënkryetari i kompanisë “Magna Internacional” Dejvid Kresp, porositi se Magna ka një portofol të gjerë dhe është në vendin e katërt globalisht në industrinë e saj, ndërsa Magna Mirors është lider në prodhimin e pasqyrave të brendshme dhe të jashtme për vetura, si dhe sisteme të avancuara video për monitorimin e lëvizjes, module dhe komponentë për automjete.

“Ajo që nisi si ide në vitin 2018 është tashmë realitet. Investimi ynë është rreth 35 milionë euro, ndodhet në një sipërfaqe prej 17 mijë metrash katrorë dhe do të ketë një mijë të punësuar”, deklaroi Kresp.

Drejtori i ZZHIT-it, Jovan Despotovski, tha se puna vazhdon dhe pret që investimet e huaja direkte të dyfishohen.

“Magna Internacional” është një kompani kanadeze me seli globale në Ontario-Kanada që projekton, zhvillon dhe prodhon sisteme, module dhe komponentë të automobilave.

Related posts

Inspektorët kërkojnë ndryshimin e modelit të mbikqyrjes inspektuese komunale

Gazetamax.mk

Nuk do të rriten çmimet e taksave për rrugë

Gazetamax.mk

Vrau gruan në Zvicër, ky është dënimi që mori shqiptari nga gjykata zvicerane

Gazetamax.mk