GazetaMax
Lajme

Është kryer transplanti më i ndërlikuar i kockës në Klinikën e Ortopedisë

Në Klinikën Universitare të Ortopedisë u realizua me sukses transplanti më i ndërlikuar deri më tani, duke shënuar një arritje të re në kirurgjinë ortopedike bashkëkohore në vendin tonë.

Pacienti, një burrë 64-vjeçar me përsëritje të liposarkomës miksioide në kofshën e majtë, iu nënshtrua një rezekcioni të pjesës së mesme të femurit, rekonstruksionit me graft nga kadaver dhe fiksimit me kunj. Operacioni u zhvillua në dy akte – në të dytin u krye rikonstruksion plastik nga një ekip i udhëhequr nga dr. Tomislav Jovanovski.

Ekipi i parë kirurgjikal u udhëhoq nga prof. dr. Milan Samarxhiski, me pjesëmarrjen e dr. spec. Bojan Budiq, dr. Teodora Todorova dhe dr. Goce Guleski. Për anestezion ishte përgjegjëse prof. dr. Jasminka Nancheva, me anestezistin s. Jovana Ilieva. Në sallën operative kontribuan në mënyrë aktive instrumentaret Erzen Murtezani dhe Tatjana Dukadinovska, sanitari Dardan Sinani dhe teknikja e radiologjisë Silvana Stankovska.

Me këtë ndërhyrje vendoset një pikë e re referimi në ortopedinë vendase dhe dëshmohet kapaciteti i ekipeve kirurgjikale maqedonase për kryerjen e operacioneve me ndërlikime në shkallën më të lartë.

Related posts

Policia serbe arreston një kosovar

Gazeta Max

Kovaçevski: Qëndrimi i Qeverisë për kornizën negociuese është që çështjet bilaterale të zgjidhen në mënyrë bilaterale

Gazeta Max

Kryeministri Kurti për Vuçiqin: Kukull e Kremlinit, paratë i do nga Europa e armët nga Rusia

Gazeta Max