GazetaMax
Sport

‘Është shumë e vështirë të ndalosh’, legjenda e Real Madridit lavdëron Lamine Yamalin

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos ka folur hapur për talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e lavdëruar për cilësitë e tij.

Ish-mesfushori gjerman nuk e fshehu admirimin e tij pavarësisht rivalitetit mes dy klubeve.

“Sinqerisht, është shumë e vështirë të ndalosh Lamine Yamal tani”, ka thënë fillimisht tha Kroos.

“Driblimi është tashmë i vështirë, por kur ai futet brenda dhe luan një top të hapur kur të gjithë presin që ai të driblojë, kjo është diçka vërtet sfiduese për mbrojtësit”.

“Ai ka 25 asistime ose diçka e tillë këtë sezon. Edhe nën presion, ai ende po e shijonte lojën, duke kërkuar ende topin. Po flasim për një 17-vjeçar”, përfundoi gjermani.tg.

Related posts

Adrian Hadribeaj, kampioni që po pushton botën, gjen qetësinë në bregdetin shqiptar: Pushim i merituar përpara sfidave të reja

Gazeta Max

Mexhiti: Përkatësia etnike së shpejti ne çertifikatatat e lindjes!

Gazeta Max

Omeragiq sjell revolucion në infrastrukturën sportive – Bashkë me Kostovskin dhe Gjorgjievskin hapin fushën më moderne në Ilinden

Gazeta Max