GazetaMax
Lajme

Estetika e teksturës në pikturë

Dominatja e gjithë punimeve është tekstura dhe tipologjitë e saja. Arti i imitimit të natyrës përmes teksturës. Një mimesis dhe kararzis i veçantë si trajtim, si realizim dhe si fshehtësi.

Piktorja Arbëresha Ameti përmes modernitetit dhe abstraktes tenton të prekë realizmin, jo vetëm si sipërfaqe po dhe si thellësi mendimi dhe imazhi estetik. Përmes butësisë dhe vrazhdësisë hetohet qartë ritmi që është në përputhje të drejtë me idenë krijuese të piktorës së mirënjohur Arberesha Ahmeti.

Njollat ekspresive janë si të dirigjuara nga kompozitorë që rrinë fshehur në shpirtin e saj krijues. Tekstura të padefinuara, por brenda një ekspresiviteti. Asamblazi dhe enformeli dalin të realizuara mjeshtërisht nga një dorë me përvojë piktorimi, që ka dije e bollshme teorike dhe ka talentin e falur nga Zoti. Gjithë kjo galeri pikturash na shfaqet si një koncert ngjyrash, me orkestrën më të madhë të botës, atë të Xhekson Pollok-ut, Van Gogut, e Zhozh Serasë.

Eksperimenton këndshëm dhe në fund prodhon një vepër arti. Si një aventuriere e pasionante e artit pamor, si një udhëtare e bindur dhe me përvojë, Arbëresha Ameti nuk e di saktë formën përfundimtare të punimit të saj, po ia di të metat dhe vlerat e punimit, heq e ngjet sërish, ikën e kthehet sërisht dhe punon me nge deri në realizim perfekt të idesë krijuese.

Tekstura shënon hyrjen triumfale në pikturën “naïve – pa vetëdije. Naivizimi është drejtim artistik të cilin Arbëresha Ameti e ndjek dhe trajton këndshëm. Tek figurat e saj, vërehen disproporcione anatomike, groteske, karikaturale, të rrafshëta e të lëmueta, të thella, me prerje të befta, të theksuara, ngjashëm si piktorët naivë, që i bëjnë ato pa vetëdije, spontanisht duke thjesht ndjekur zërin e brendshëm.
Me anë të disproporcioneve anatomike, ajo synon të fiksojë fuqinë e modernitetit të shprehur në teksturë.

Të gjitha këto kanë qenë frute të kërkimit me ngulm të një forme të re: figura të vogla në një peisazh të madh dhe figura të mëdha në hapësirë të vogël ku dominate është tekstura dhe tipologjitë e saj nw forma, dimensione dhe materiale tw ndryshme.

Arbëresha Ameti është emër të duhet mbahet mend, si piktore e veçantë, e stilit të veçantë, e që përmes kësaj ekspozite shpalosi individualitetin e një artisteje tipike shqiptare që njeh në damare traditën, kulturën dhe artin pamor.

Related posts

Gërkovska: Ligji për origjinën e pronave do të jap kontribut serioz në luftën kundër korrupsionit

Gazetamax.mk

Zgjerimi i BE-së, i ngadalshëm dhe me shumë kushtëzime

Gazetamax.mk

Shaqiri: Zgjidhet problemi i transportin për nxënësit e Vizbegut

Gazetamax.mk