GazetaMax
Lajme

Eurodeputeti Ilhan Quçuk për vizitë në komunën e Çairit

Shkup, 9 shtator – Eurodeputeti nga Bullgaria Ilhan Kyçyk sot ka qëndruar në Komunën e Çairit, ku edhe realizoi takim me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu.

“Eurodeputeti nga Bullgaria Ilhan Kyçyk na nderoi me vizitën e sotme në Komunën e Çairit. Për ne kjo vizitë paraqet një mbështetje të fuqishme nga Parlamenti Evropian”, ka deklaruar Ganiu pas takimit.

Ai më tej ka dhënë sqarime se Z.Kyçyk e ka informuar lidhur me Komunën e Çairit, projektet e kaluara, ato që po i realizon dhe për të cilat synon kjo komunë.

“Gjithashtu potencova se bashkëpunimet dhe vizitat e tilla si kjo e sotmja janë mënyra më e mirë e mundshme që bashkërisht të ecim përpara dhe mbi të gjitha të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve”, tha kreu i Çairit, Visar Ganiu.

Ganiu bashkë me eurodeputetin Kyçyk morën pjesë edhe në ekspozitën që u organizua në Shkollën Fillore “Ismail Qemali”, ku nxënës nga kjo shkollë dhe nga SHFK “Bela Blagoeva” të Veliko Tërnovës së Bullgarisë prezantuan punimet e tyre artistike në Çair.

“Në këtë event përgëzova fëmijët për bashkëpunimin që e nisën disa muaj më parë në Bullgari dhe po e vazhdojnë sot në Çair dhe i inkurajova të vazhdojnë në këtë drejtim sepse vetëm me këmbim të përvojave të ndërsjella dhe bashkërisht mund të arrijnë majat e suksesit arsimo”, tha Ganiu. 

Related posts

Takim i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi me ambasadoren izraelite Frankell

Gazetamax.mk

2 milionë euro fitim me speca e domate, kjo ndodhë në Strumicë

Gazetamax.mk

MPJ-ja i dënon deklaratat iredentike të deputetit bullgar Kostadinov

Gazetamax.mk