​Evropa regjistron verën e saj më vdekjeprurëse ndonjëherë

Sipas vlerësimeve në një raport të ri, një verë jashtëzakonisht e nxehtë në Evropë ka shkaktuar humbjen e më shumë se 50 000 jetëve në zonat urbane, duke e bërë atë verën më vdekjeprurëse të regjistruar ndonjëherë.

Shkencëtarët deklarojnë se ndryshimet klimatike janë përgjegjëse për rreth dy të tretat e këtyre vdekjeve. Kjo shifër tejkalon ndjeshëm rekordet e mëparshme, ku u regjistruan rreth 29 000 vdekje në verën e vitit 2022 dhe 28 000 gjatë valës së të nxehtit të vitit 2003, raporton Euronews.

Pothuajse një e treta e vdekjeve të vlerësuara ndodhën gjatë një vale të nxehti veçanërisht intensive midis 17 qershorit dhe 1 korrikut, kur temperaturat ishin mesatarisht 5.3 gradë Celsius mbi normën, transmeton KosovaPress.

Studimi u zbatua në 854 zona urbane në të gjithë Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegji dhe Zvicër.

Në analizën për verën e vitit 2026, personat mbi moshën 85-vjeç përbëjnë afërsisht gjysmën e vdekjeve të vlerësuara. Megjithatë, u prekën edhe të rriturit më të rinj – u regjistruan rreth 800 vdekje shtesë te personat e moshës 20-44 vjeç, ndërsa në total, rreth 6 000 nga ata që humbën jetën ishin nën moshën 65-vjeç.

Sipas raportit, Italia regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve të lidhura me të nxehtin, gjithsej 13 303, pasuar nga Franca me 7 268 dhe Spanja me 6 824 viktima.

Burimi:botasot.info