Tuesday, April 14, 2026

Lajmi në kohë reale

Fadil Jonuzi, “i padukshmi” i Shkëndijës që e bën klubin të dominojë edhe në rrjetet sociale

Në një kohë kur futbolli nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në botën digjitale, prapa suksesit të KF Shkëndija në rrjetet sociale qëndron një emër që rrallëherë del në pah, por është shumë i rëndësishëm, ai i Fadil Jonuzit. I “padukshmi” i klubit kuqezi është truri kreativ që ka kthyer komunikimin online të Shkëndijës në një model suksesi për klubet shqiptare në rajon, shkruan GazetaBlic Sport.

Me ide inovative, grafikë moderne dhe përmbajtje që prek emocionet e tifozëve, Jonuzi ka ndërtuar një identitet digjital të fuqishëm për Shkëndijën, duke u bërë shembull edhe për skuadrat e tjera.

Postimet dinamike, videot motivuese dhe ndërveprimi i vazhdueshëm me ndjekësit kanë rritur ndjeshëm angazhimin dhe kanë forcuar lidhjen mes klubit dhe komunitetit kuqezi, kjo në saje të punës super profesionale nga Jonuzi.Në një epokë ku imazhi dhe komunikimi janë po aq të rëndësishëm sa rezultatet sportive, puna e Fadil Jonuzit dëshmon se suksesi ndërtohet edhe prapa vijave të fush]s, në veçanti për klubet që duan realisht të shfaqen si profesioniste para publikut.

Ndikimi i tij ndihet në çdo platformë ku emri i Shkëndijës shkëlqen, aq sa del në pah edhe në aspektin ndërkombëtar, ku puna e tij është parë e vlerësuar edhe nga kundërshtarët e Shkëndijës në arenën evropiane, me klubet që kanë ndërvepruar me postimet e publikuara në llogaritë zyrtare të skuadrës shqiptare.

Për punën e tij fantastike ai ka edhe ekipin e nevojshëm në nivelin më të lartë të mundshëm, sidomos Faton Zylbeharin, i cili bën përmbledhjen e informacioneve dhe interpretimin e tyre tek Jonuzi, i cili me kreativitetin e tij, e kthen atë në një imazh të bukur për gjithë ndjekësit.Ka shumë postime të bukura për t’u mbajtur mend, duke veçuar ato për përballjet vëllazërore me Dritën, por shumë i bukur dhe shumë kreativ, ndoshta një nga më të veçantit ishte postimi i bërë për paralajmërimin e përballjes me Samsunspor, ndeshje kjo që vlente për Conference League.

Afrimi i profesionistëve të tillë është një shenjë shumë pozitive për çdo klub, sepse në fund të fundit, imazhi i një klubi në rrjetet sociale është pothuajse në nivel të njëjtë për nga rëndësia me atë se çfarë reflekton dhe çfarë arrin në fushë, e Shkëndija këto dy gjëra i ka kombinuar shumë mirë.

Latest Posts

Mos e humb lajmin