GazetaMax
Lajme

FAKE NEWS / Deri ku shkon propaganda Serbe !?

Pejë/Beograd, 2 Nëntor – Rasti i publikimit të një video nga qyteti i Pejës ku shihet se si një punëtore shëndetësore keqtrajton një të moshuar është bërë virale dhe top lajm jo vetëm në mediat vendore por edhe në rajon.

Kështu, rastin në fjalë për nxitje të urrejtjes ndëretnike po e shfrytëzojnë mediat serbe. Ato i kanë kushtuar vëmendje të madhe derisa viktimën e kanë si shtetase serbe.

Media serbe Alo i ka kushtuar një artikull këtij rasti duke e përshkruar viktimën si serbe duke tentuar që të nxisë urrejtje akoma më të madhe ndaj shqiptarëve në momentin kur jo vetëm rajoni por e mbarë bota gjendet në kulmin e tensioneve.

Agjencia e lajmeve Zhurnal tashmë nga burimet e konfirmuara dhe publikuara më parë rikonfirmon se viktima e dhunuar sot në videon e publikuar në rrjetet sociale nuk është serbe por është nëna e dëshmorit Taulant Nura.

https://www.alo.rs/hronika/crna-hronika/688505/staracki-dom-hapsenje-nasilje/vest?fbclid=IwAR2Oe6bxhmr6Q71HkSMrl-ZjD8GqYGPb_IgP_kwrvLSJEqA6DjnEI334K9o

Related posts

Spasovski dhe Bërnz në stërvitje operative-taktike të MPB-së dhe ambasadës së SHBA-së

Gazeta Max

Sela: Isen Shabani është vetpërjashtuar nga ASH-ja

Gazeta Max

Kreu i Butelit, Kostovski me mjete të siguruara nga SHBA zgjidh problemin shumëvjeçar me ujësjellësin për Lubotenin dhe Lubancën

Gazeta Max