GazetaMax
Lajme

“Falë teje, Deçani po bëhet një nga komunat më të bukura në Kosovë” – Alberije Hadergjonaj flet në superlativ për Bashkim Ramosajn

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alberije Hadergjonaj, ka ndarë publikisht vlerësimin e saj për kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Në një mesazh të sinqertë, ajo thekson ndryshimet pozitive që ka parë në qytet dhe përmirësimet në infrastrukturë, duke e cilësuar Ramosajn si një drejtues të veçantë për komunën.

“Nuk po shkruaj për suport, por për të thënë se s’ka pasur kurrë Deçani një drejtues si ty! Ti i ktheve buzëqeshjen Deçanit tonë turistik, Deçanit tonë me bukuritë që i dha i madhi Zot. Unë vij nga Amerika dhe më pushon shpirti me atë rregull, si në infrastrukturë, ndërtimet e shumë objekteve, si dhe qendrën rinore e shumë rrugë të hapura që po ndryshojnë realitetin e qytetarëve. Deçani tani po kthehet në një nga komunat më të bukura në gjithë Kosovën, falë teje. Faleminderit që punove me zemër për vendlindjen tonë.”, ka shkruar Hadergjonaj.

Ky mesazh i artistes tregon vlerësimin e diasporës për zhvillimet e fundit në Deçan dhe pasqyron lidhjen emocionale me vendlindjen.

Related posts

Shinas: Kemi gabuar me Maqedoninë, ajo i përmbushi të gjitha kërkesat, ne e ndaluam procesin

Gazeta Max

Kreshnik Smajlaj shpall kandidaturën për Asamblenë Komunale në Prishtinë: “Dua të jem zëri i qytetarëve në vendimmarrje”

Gazeta Max

Drejtori gjeneral i ShA MEPSO, Zudi Enuz lansoi largpërçuesin që lidh trafot në Veles dhe Ovçe Pole

Gazeta Max