GazetaMax
BALLINA

Faljet e Ivanovit nuk merren parasysh, Strasburgu vendosi që rastet e PSP-së të vazhdojnë!

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg njoftoi se kërkesat e të dënuarve dhe të akuzuarve nga rastet e hapura nga Prokuroria Speciale Publike, të cilat ish-presidenti Gjorge Ivanov i fali, janë të papranueshme.

Gjykata vlerëson se të akuzuarit dhe të dënuarit nuk kanë shterur mjetet juridike vendore. Vendimi është përfundimtar, thonë nga GJEDNJ.

Kjo do të thotë që rastet e ish PSP-së nuk do të dështojnë dhe procedurat për to do të vazhdojnë.

Kjo nënkupton se abolimi i dhënë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov për ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe disa persona të tjerë të ndjekur aso kohe nga ish-prokuroria special, nuk vlen.

Ky vendim ka të bëjë me të akuzuarit e ish-prokurorisë special në lëndët “Target-Fortesa”, “TNT” “Titanik” dhe “Transportuesi” do të duhet të përgjigjen penalisht për vepra të cilat përndiqen.

Ankesa deri në gjykatën e Strasburgut ishte dorëzuar në vitin 2017 në të cilën është theksuar se abolimi nëse njëherë bëhet, nuk mundet të tërhiqet.

Në mesin e të falurve në vendimin e Ivanovit ishin kryesisht funksionarë të VMRO-DPMNE-së si ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrat Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, sekretari i përgjithshëm i qeverisë në kohën e VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe disa të tjerë.

Related posts

Ahmeti: Iku koha e patriotizmit artificial, qytetarët e duan anëtarësimin në BE sepse Maqedonia atje e ka vendin!

e-max

Ali Ahmeti nga Shkupi: Me popullin ndërtuam Kala që nuk përmbyset, BDI ka ngritur kuadro për këtë komb

e-max

Rrëfimi i jashtëzakonshëm për njësinë e dronëve me 30 pjesëtarë: Kështu u shkatërrua kolona ruse prej 40 km

e-max