Kandidat i koalicionit AKI për kryetar të Kërçovës, Fatmir Dehari, iu drejtua qytetarëve me një mesazh të fuqishëm falënderimi dhe motivimi:
“Të dashur qytetarë, shokë të kauzave, nëna e baballarë, të rinj e të reja, mërgimtarë dhe aktivistë të devotshëm.
Ju na dhatë më të shtrenjtën, besimin tuaj. Ky besim është forca jonë, frymëzimi ynë dhe themeli i fitores së madhe që na pret. Bashkë për Kërçovën tonë! Dalshim faqebardhë!”
Gjatë takimit, Dehari prezantoi edhe listën e këshilltarëve të koalicionit AKI, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit për zhvillimin dhe mirëqenien e Kërçovës.
Ai ftoi qytetarët që të jenë pjesë e këtij projekti dhe të kontribuojnë në një qytet më të pastër, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.