GazetaMax
Ballina

Faton Ahemti njoftoi se në Qendër të Tetovës, me Bilall Kasamin toka VLEN vetëm 1,1€/m²! ASH-Sela nesër para mediave te “Monopoli”

Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian për nesër ka caktuar konferencë për shtyp te “Monopolit” në Tetovë, përcjell TV21. TV21 mëson se konferenca mbahet pas njoftimeve që sekretari i përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmeti bëri në rrjetet sociale, ku shkroi se në këtë lokacion kreu i Tetovë, Bilall Kasami ka shitur tokë për 70 denarë për m².

“Të nderuar. Nesër (e dielë) me fillim në ora 12:00, Aleanca për Shqiptarët do të mbajë konferencë për media para hyrjes së objektit të “Tetova Tabak” (Monopolit) në Tetovë”, thuhet në njoftimin e ASH-Sela.

“7000m² në qendër të Tetovës (MONOPOLI) për vetëm 70 denarë për m² e shitur nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami! Kaq vlen qyteti për ata që duhet ta mbrojnë?! Kjo nuk është as gabim, as neglizhencë – është vjedhje e pastër e pasurisë publike! Tetova nuk është plaçkë për pazare të ulëta! Përgjegjësi!”, shkroi Ahmeti.

Related posts

Si në kohën e rinisë, Remzia me Halilin shfaqen rrugëve të Evropës

Gazeta Max

Artoni, Xhevairi dhe Astriti, tre shqiptarët në Zvicër që argëtojnë Diasporën

Gazeta Max

Venko Filipçe hyn në garë për lider të ri të LSDM-së

Gazeta Max