GazetaMax
SPORT

FC Besa shumë afër shuarjes

Klubi i njohur kosovar, Besa nga Peja po kalon momentet më të vështira në histori.Pasi nuk arritën të mbijetojnë në Ligën e Parë gjatë sezonit të kaluar, pejanët duket se nuk do t’i fillojnë garat as në Ligën e Dytë.
Indeksonline mëson se KF Besa nuk është e gatshme të garoj në Ligën e Dytë pas problemeve financiare dhe atyre organizative, transmeton.
Skuadra e njohur kosovare do të tërhiqet nga garat derisa të riorganizohet për të filluar nga zero.
Vendin e saj në Ligën e Dytë do ta zë një skuadër nga Liga e tretë.
Besa ka fituar tri herë Superligën e Kosovës derisa tri herë të tjera është shpallur kampion i Kupës së Kosovës.

Related posts

Mourinho bën tatuazh tripletën e kupave

e-max

Efekti Messi – ndeshjet e Argjentinës kanë shitur më së shumti bileta në Kampionatin Botëror

e-max

Ancelotti pranë shkarkimit? Tifozët e duan zëvendësimin e tij me ish-mesfushorin spanjoll

e-max