Tifozët kundër Ancelottit, e duan zëvendësimin e tij me ish-mesfushorin spanjoll.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thuhet se është nën presion pas debaklit që pësoi në “El Clasico”, duke u mposhtur 0:4 nga Barcelona në “Santiago Bernabeu”.
Tifozët e Realit janë kthyer kundër trajnerit italian, pavarësisht se ai po udhëheq skuadrës sigurt drejt titullit kampion dhe ende është në garë në Ligën e Kampionëve.
Tifozët madrilenë janë duke kërkuar që në pozitën e trajnerit të emërohet Xabi Alonso, transmeton Gazeta Express.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, tifozët kanë filluar një aksion në rrjetet sociale në lidhje me pasardhësin e Ancelottit.
I preferuari i tyre mbetet ish-mesfushori i “Los Blancos”, Xabi Alonso, i cili momentalisht drejton skuadrën B të Real Sociedadit.
Por, kontrata e spanjollit me Sociedadin do të përfundojë në fund të këtij sezoni dhe për disa tifozë, kjo do të thotë që Real Madridi ka mundësinë ideale për të sjellë ish-lojtarin e tyre në krye të shtabit teknik.
Megjithatë, “Marca” dje raportoi se krerët e klubit nga Madridi besojnë ende te Ancelotti dhe nuk po mendojnë shkarkimin e tij, pavarësisht humbjes në “El Clasico”.
Të fundit në përqindje
Shkup, 30 janar – Drejtori i NP “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi theksoi se këtë vit ndërmarrja
Shkup, 30 janar – Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski sot, përmes video fjalimit në konferencën
Shkup, 30 janar – Lidhja Demokratike propozon që të formohet një agjenci e re e pavarur
Shkup, 30 janar – Hulumtimi i tregut dhe përcaktimi i profesionit janë hapat kryesore dhe shumë
Ohër, 30 Janar – Këshilli i Komunës së Ohrit në mbledhjen e sotme e pranoi dorëheqjen