GazetaMax
Kuriozitete

FC Shkupi U11 në finalen e turneut prestigjioz në Kushadasi

Skuadra U11 e FC Shkupit, ia doli me sukses të kaloj në finalen e grupit B të turneut prestigjioz për këtë grupmosh të futbollistëve që po zhvillohet në Kushadasi të Turqisë.

Të udhëhequr nga trajneri Alisa Vishi, djemtë tanë regjistruan paraqitje të shkëlqyeshme, duke kaluar fillimisht nga grupi (dy fitore, një barazim dhe një humbje), e më pas duke i mposhtur kundërshtarët në fazën eliminatore, ndërsa në finalen e grupit B të edicionit të shtatë të këtij turneu, nesër do të ndeshen me ekipin turk Menemenspor.

Në gjysmëfinale, skuadra ynë me 1-0 fitoi Bashakshehirin me golin e vetëm të shënuar nga Edon Mustafa.

Kujtojmë që pjesë e këtij turneu jashtëzakonisht të fuqishëm ishin edhe akademitë e ekipeve të famshme turke si Gallatasaraj, Fenerbahçe, Bashakshehir, Göztepe dhe të tjera, ndërsa në mesin e gjithë këtyre skuadrave, Shkupi ia doli të kaloj në finale të grupit B, derisa në finalen e grupit A do të luajnë Gallatasaraj – Göztepe.

Related posts

Driton Halimi, kampion në turneun ndërkombëtar në karate “Sofia Open 2022”

Gazeta Max

Antetokounmpo do të luajë në Eurobasket 2022 dhe në Kualifikueset për Botëror 2023

Gazeta Max

‘Çmendet’ Manchester City, kjo është paga që i ka ofruar Haalandit

Gazeta Max