GazetaMax
Kuriozitete

Federer e zbulon talentin e tij edhe në pingpong

Roger Federer së fundmi i dha fund karrierës së lavdishme në tenis.
Njëri prej tenistëve më të mirë në histori i tha “mjaft” sportit të bardhë pasi i fitoi mbi 100 trofe, e mbi të gjitha 20 Grand Slame, shkruan “Gazeta Express”.
E tashmë ish-tenisti zviceran, në një video të publikuar rishtazi, shihet duke i treguar aftësitë e tij edhe në sportin që është i ngjashëm me tenisin, në pingpong.
Federer e shfaq precizitetin e tij me reketin e “tenisit në miniaturë”, ndërsa komentuesit me shaka kanë pyetur nëse ai po mendon të zhvendoset në sportin e pingpongut, për të dominuar edhe në këtë sport.
Për më tepër, përmes kësaj videoje mund t’i shihni aftësitë e Federerit në sportin e pingpongut. 

Related posts

Vazhdon të hetohet kartoni i verdhë i Xhakës – dyshohet për përfshirje të mafias shqiptare

Gazeta Max

Rahoveci debuton në garat evropiane, takohet me Karvina

Gazeta Max

Shkëlqimi i Ardian Ismajlit benda një muaji – në formacion me yjet e Serie A

Gazeta Max