GazetaMax
Lajme

Fëmijët e AKV “Ibe Palikuqi” vërshojnë Shkupin me valle e kulturë

Fëmijët e Ansamblit dhe Valleve “Ibe Palikuqi” ishin sot në qendër të vëmendjes në qytetin e Shkupit, ku grupi i dytë dhe i tretë i ansamblit mahnitën publikun vendas dhe turistët me paraqitjen e tyre artistike.

Të ftuar nga Shoqata “Ese” Shkup, të dy grupet performuan në një aktivitet kulturor të hapur, duke sjellë para publikut dy valle tradicionale shqiptare. Grupi i dytë shkëlqeu me vallen karakteristike të Dibrës, ndërsa grupi i tretë ndezi atmosferën me vallen Kosovare.

Performanca u prit me duartrokitje të shumta dhe emocionoi të pranishmit, duke treguar edhe një herë pasurinë dhe bukurinë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

AKV “Ibe Palikuqi” mbetet pranë komunitetit, duke promovuar me pasion kulturën shqiptare ndër brezat e rinj.

Related posts

Lutje për paqen në Ukrainë në të gjitha kishat dhe xhamitë e vendit

Gazeta Max

Shoqatat kërkojnë që të ndërpritet puna e përmbaruesve

Gazeta Max

Zëvendës ministri Rexhepi: Lehtësojmë procedurat për vendosjen e paneleve Fotovolatike

Gazeta Max