GazetaMax
Lajme

Fermerët në alarm kafshët e egra, rrezik për bagëtitë në Cërrik

Fermerët e fshatrave po i frikësohen gjithnjë e më shumë afrimit të kafshëve të egra në zonat e banuara.

Ata theksojnë se arinjtë, çakejtë dhe ujqërit janë shndërruar në rrezik serioz në fshatrat e Cërrikut.

Shpyllëzimi dhe zgjerimi i zonave të banuara po e detyrojnë faunën e egër të afrohet gjithnjë e më shumë pranë fermave.

Ndryshimet klimaterike dhe zhvillimi urban kanë reduktuar burimet natyrore për ujqërit dhe çakejtë, duke i bërë ata me agresivë në kërkim të ushqimit.

“Këtu ka çakej, dhelpra, ujqër, dalin përnatë, rrimë ter natën pa gjumë se na hanë bagëtitë. Madje para një muaj e gjysmë më hëngri një qengj mua. Ata më tepër vijnë nga Radiostacioni dhe nga Ana e Muriqanit dhe Shelgut. S’kemi armë çifte të dalim ti trembim se ndryshe nuk tremben ata, i trembim me elektrik me dritë pishe, rrimë terë natën me merak unë kam 20 kokë bagëti atje”, thotë një banor i zonës.

Sipas banorëve, kafshët e egra shfaqen nga pyjet e Shelgut dhe Muriqanit dhe “bëjnë kërdinë” në shpendë e bagëti.

Banorët kërkojnë marrjen e masave nga shteti, pasi blegtoria është e vetmja mënyrë mbijetese për ta.

Related posts

Sela me ngushëllim për ndarjen nga jeta të bacit Sulë: Do mbetesh simbol i rezistencës

Gazeta Max

“Konkurset për punë dëmtojnë edhe më shumë të pa punët, shpenzime për aplikim në fund pranohen ata që janë të deleguar”

Gazeta Max

Qeveria do të debatojë për pakon e masave të reja

Gazeta Max