GazetaMax
Kuriozitete

Festim Alidema “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 14-të i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Festim Alidema.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Tahir Morina, Ilmi Mehmeti dhe Seladin Jerliu.
Festim Alidema u vlerësua më meritori për fitoren që skuadra llapjane e realizoi ndaj lideres së renditjes, Dritës, me rezultat 4:1.
Në fakt, Alidema pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, duke qenë kreator i lojës së Llapit dhe asistues në tre gola për bashkëlojtarët e tij.
Çmimin “Ylli i Javës” për Alidemën e ndau Valon Topalli, zv.menaxher në Albi Mall.
E pas marrjes së çmimit futbollisti i llapjanëve u shpreh falënderues për vlerësimin, teksa theksoi se skuadra e tij do të vazhdojë të punojë në realizimin e objektivave të këtij edicioni.
“Çmimi ‘Ylli i javës’ është një motiv shtesë për mua që tashmë jam duke u rikthyer në formën time të mëparshme. Për këtë çmim meritorë janë edhe bashkëlojtarët dhe shtabi teknik, të cilëve u jam falënderues.
Llapi është duke e gjetur formën nga ndeshja në ndeshje dhe si gjithmonë edhe këtë edicion nuk do të dorëzohemi drejt synimeve tona”, tha Festim Alidema për faqen zyrtare të FFK-së.

Related posts

Hudson-Odoi afër huazimit te Bayer Leverkusen

Gazeta Max

Në këtë ishull buajt përdoren për patrullim nga policia, si taxi…

Gazeta Max

Barcelona është gati t’i ulë pretendimet për Griezmann vetëm që ta shesin përfundimisht te Atletico

Gazeta Max