Festivali i këngës “Akordet e Kosovës” nis më 30 tetor, zgjat tri mbrëmje

Festivali i këngës “Akordet e Kosovës” do të mbahet më 30 tetor, 31 tetor dhe 1 nëntor.

E veçanta e këtij edicioni është se nata e tretë, më 1 nëntor, do t’u kushtohet fëmijëve.

Festivali i këngës “Akordet e Kosovës” do të mbahet për herë të katërt me 30, 31 tetor dhe 1 nëntor në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se këtë vit festivali do të sjellë dy mbrëmje me muzikë moderne dhe një mbrëmje kushtuar fëmijëve.

Drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, tha se emërtimi i ri, “Akordet e Kosovës”, synon të vlerësojë historinë e festivalit dhe artistët që kanë kontribuar ndër vite.

Ai ka treguar se një nga risitë e këtij edicioni është mbrëmja e fëmijëve, ku do të prezantohen talente të reja.

Në festival do të interpretohen edhe këngë nga edicionet e kaluara.

Ndër artistët që do të ngjiten në skenë është Deniza Begolli-Gjini, e cila do të rikthehet me këngën “Dëshirat”.

Pjesë e festivalit do të jetë edhe grupi “Telex”, që vjen nga Gjermania.

Burimi: Botasot