GazetaMax
Lajme

Fetai: Nga 15 shtatori fund abuzimeve me veturat shtetërore!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka njoftuar se nga 15 shtatori automjetet shtetërore dhe komunale në Maqedoninë e Veriut do të pajisen me targa të reja me ngjyrë të veçantë, kuq e verdhë, që do të jenë të dukshme dhe lehtësisht të identifikueshme nga qytetarët dhe mediat.

Sipas Fetait, procesi po zbatohet nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë, me përfshirjen aktive të kabinetit të tij, si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien në administratën publike.

Sistemi i ri pritet të përfshijë rreth 7.000 deri 7.500 automjete shtetërore dhe komunale në gjithë territorin e vendit. “Ky hap është pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të ndaluar keqpërdorimin e automjeteve zyrtare për qëllime partiake ose private, sidomos gjatë periudhave zgjedhore, praktikë kjo që ka qenë shpesh objekt kritikash në opinionin publik”, ka shkruar Fetai.

Related posts

“Aq sa kemi në xhep, aq edhe do të hamë”

Gazeta Max

Derisa krerët e komunave jepnin llogari, Arsovska paralajmëron rekonstruimin e 36 urave

Gazeta Max

Sali: Ligji i ri për shëndetësi nuk do t’i detyrojë qytetarët të vaksinohen por…

Gazeta Max