GazetaMax
LAJME

Fibroza cistike, pacientët në protesta para Qeverisë

Shkup, 4 shkurt – Të sëmurët me fibrozë cistike në protesta para qeverisë, kërkuan liaç kundër sëmundjes për një jetë më cilësore, duke rikujtuar autoritetet se nuk janë vetëm numër.

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë nga ajo që na takon si ndihmë shëndetësore, andaj dhe jemi këtu që të na vërejnë se ekzistojmë dhe se na nevojitet terapi tani menjëherë. Vitet e shkuara duke luftuar me sëmundjen shpesh kam ëndëruar se do të ekzistojë ndonjë ilaç magjik që do të më ndihmonte që semundje të ndalonte dhe të jem më mirë. Tani nuk ka nevojë të ëndëroj pasiqë është arritur përparim i madh në mjekësi dhe ky ilaç ekziston, është këtu, ndikon me dëshmi të shumta”, u shpreh pacienti me fibrozë cistike Bojan Kërstovski.

“Përvojat e mira, të shumta i ndjejmë si një shpresë se gjërat mund të lëvizin në drejtimin e dëshiruar, pasiqë zgjidhjet ekzistojnë gjithmonë. Në  këtë drejtim uroj që rpoces të nis sa më shpejtë edhe në vendin tonë dhe efektet e ilaçit edhe njëherë të vërtetojnë faktin se askush më nuk duhet të kalojë këtë rrugë”, theksoi Ivana Atanasovska nga asociacioni për fibrozë cistike.

Në mesin e protestuesve ishte edhe Mario Nellovski, fitues i shtatëfishtë në xhudo. Ai mund të arrijë edhe më shumë nëse i jepet mundësia për jetë.

“Ky është një pacient me fibrozë cistike. Ai fitoi shtatë herë, ndërkaq ne të gjithë do të fitojmë një herë”, u shpreh protestuesi.

Përderisa të prekurit nga fibroza presin terapinë, ata rikujtuan se kushtet për mjekim nuk janë adekuate. Terapia me inhalacion dhe të tjerat të rekomanduara nga mjekët do të duhet ta marrin me kohë. Autoritet premtuan se për 8 pacientë do të sigurohet terapi bashkëkohore, ndërkaq deri në fund të vitit do të bëjnë përpjekje 30 pacientë të marrin terapinë.

Related posts

Parkimi vend e pa vend shkakton kokëçarje për zjarrfikësit në Tetovë

e-max

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Procesin Bërdo-Brioni në Slloveni

e-max

Mickoski i izoluar dhe i vetmuar, anti NATO dhe anti BE të tregojë: Pse i ndaloi kryetarët e tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë dhe pse bën thirrje për luftë?

e-max