GazetaMax
LAJME

Raportet me Bullgarinë, Ramadani: Ndryshimet kushtetuese, mbyllin problemet

Shkup, 4 shkurt – Marrëdhëniet e brishta me Bullgarinë  shkojnë në dëm të fqinjësisë së mirë dhe procesit integrues dhe si të tilla dëmtojnë edhe politikën e brendshme të shtetit, thotë analisti politik, Ismet Ramadani.

Sipas tij, kjo situatë erdhi si rrjedhojë e nxitjes së forcave ekstreme që nuk ua duan të mirën  dy vendeve, ndërsa apelon të dyja palët të marrin masa dhe të mos lejojnë të bien nën ndikimin e  kursit të forcave të caktuara destructive.

“Prishja e raporteve  ndërshtetërore me Bullgarinë mund të na nxjerrin probleme në ecjen tonë të integrimit, anëtarsimin në BE. Do të vonohemi në përmbushjen e kushteteve dhe kjo nuk duhet të lejohet nga forcat progresive, forcat e përksushtuara me vullnet të mirë drejt regullimit të raporteve me Bullgarinë. Forcat që janë ekstreme  edhe këtu edhe atje edhe më tutje do të tentojnë që t’i mbajnë këto raporte të tensionuara që sigurisht pas tyre fshihet ndonjë forcë apo obstruksion që i bëhet Maqedonisë drejt integrimeve”, u shpreh anlisti politik Ismet Ramadani.

Për të evituar problemet me Bullgarinë, Ramadani thekson nevojën për impelmentimin e ndryshimeve kushtuese sa më shpejt. Sipas tij përfshihrja e bullgarëve në preambulë ishte kërkesa e vetme bullgare në propozimin francez dhe se duhet të mbarojë ky detyrim i marrëveshjes.

“Duhet të bëjmë çmos që të evitojmë incident dhe situatë  të cilat  edhe më shumë i rëndojnë raportet mes nesh.  Besoj se me kalimin e kohës kjo mund të tejkalohet. Duhet më shpejt t’i bëjmë ndryshimet kushtetueese dhe t’i vendojmë bullgarët në kushtetutë, sepse sa të vonohemi  këto tensione do të jenë latent dhe do të na përcjellin”, theksoi Ramadani.

Raportet mes  Shkupit dhe Sofjes u tensionuan pas incidentit që ndodhi në Ohër ku u rrah sekratari i klubit bullgar. Ndërkohë ceshtja u aktualizua edhe më shumë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku shënimi I përvjetorit të lindjes së heroit  Goce Dellçev, u cilësua  si ngjarje me rrezikshmëri të lartë të sigurisë.

Related posts

Ibrahimi në “Top Tema” shpjegon idenë e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare”

e-max

Konferencë ndërkombëtare “Prioritete të ridefinuara, realitete të reja pas krizës ukrainase”

e-max

LSDM: Realizimi më i lartë i investimeve kapitale në vitin 2022

e-max