GazetaMax
Lajme

Filipçe: Kurrë nuk e kemi keqpërdorur shtetin, kemi pasur politika të mira, por u përballëm me një propagandë të paparë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dr. Venko Filipçe, gjatë një takimi me qytetarët në Sveti Nikole theksoi se ka nevojë për rikthimin e vlerave të vërteta, demokracisë dhe qeverisjes së drejtë në Maqedoni, duke theksuar se një grup i vogël nga VMRO-DPMNE kontrollon plotësisht shtetin.

„Nga Sveti Nikole vjen kryeministri i parë i Maqedonisë në kuadër të Jugosllavisë dhe presidenti i parë i Jugosllavisë pas Josip Broz-Titos. Tani jemi mbledhur këtu, para përmendores së tij, pikërisht në një moment kur po shemben vlerat që i vendosi Lufta Nacionalçlirimtare: barazia, solidariteti, demokracia. Është koha t’i rikthejmë ato vlera!“, tha Filipçe.

Lideri i LSDM-së theksoi rolin e partisë në vendimet më të vështira për shtetin që nga viti 1991, të cilat gjithmonë kanë qenë në funksion të mbrojtjes së interesit të qytetarëve dhe shtetit, pa marrë parasysh çmimin politik.

„Kurrë nuk e kemi keqpërdorur shtetin. Kemi pasur politika të mira – nga ndihma sociale deri te liritë mediatike. Por nuk i kemi shitur mirë. U përballëm me një propagandë të paparë“, shtoi Filipçe.

Me një apel se shteti nuk mund të ndërtohet me ndarje dhe frikë, por vetëm së bashku, Filipçe përfundoi:

„Ne nuk kemi të ardhme tjetër, përveçse së bashku – në një vend të vogël, në një qytet të vogël, ku vetëm nëse merremi vesh dhe punojmë së bashku, mund të kemi sukses. Dhe kjo duhet të fillojë nga niveli lokal – nga çdo komunë.“

Related posts

Lidhja Europiane për Ndryshim: Pushteti të përgjigjet: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

Gazeta Max

Nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e mjeteve për ujësjellës në komunën e Likovës

Gazeta Max

Edhe në Maqedoni më së shumti vota fitoi Bojko Borisov

Gazeta Max