GazetaMax
Lajme

Filipçe mohon koalicionin me BDI për zgjedhjet lokale

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale nuk do të ketë koalicione me partitë shqiptare. I pyetur nëse po bisedojnë me BDI-në për bashkëpunim, Filipçe nuk e mohoi që një gjë e tillë mund të ndodhë pas raundit të parë.

“Sa i përket koalicioneve, në raundin e parë të zgjedhjeve do të marrim pjesë me koalicionin tonë, ndërsa për raundin e dytë do të bisedojmë edhe me partitë tjera nga blloku shqiptar”, tha Filipçe.

Ai tha se deri në fillim të javës së ardhshme do të prezantojnë kandidatët edhe për komunat e tjera që deri tani nuk janë prezantuar.

“Janë përzgjedhur kandidatët më të mirë, të cilët kur të prezantojnë programin e tyre, do të jenë në gjendje ta realizojnë atë. Ne dalim me kandidatët tanë, ata që janë zgjedhja më e mirë. Kemi plane të mëdha për zhvillimin e komunave të mëdha dhe plane të vogla për zgjidhjen e problemeve të vogla”, shtoi ai.

Ai theksoi se i vjen keq që pushteti nuk ka arritur të mbledhë shumicë në Kuvend për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Kjo rrezikon seriozisht listat e pavarura, sepse mund të ndodhë që të ketë kaos. Pushteti nuk u përpoq të sigurojë shumicën me Badenter,” theksoi Filipçe.

Related posts

Mexhiti sjell zgjidhje pas vitesh harresë – Investim prej 6 milionë denarësh për sigurinë e banorëve të Kapazhdollit

Gazeta Max

Aksident i rëndë në Greqi, tre shqiptarë humbin jetën

Gazeta Max

Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

Gazeta Max