GazetaMax
Lajme

Filipçe: Shën Cirili dhe Metodi nuk janë vetëm simbol i shkrim-leximit, por edhe themeli i identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë, Shën Cirili dhe Metodi, në të cilën thekson se ata nuk janë vetëm simbol i shpirtërores dhe shkrim-leximit te popujt sllavë, por edhe themeli i identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë maqedonase.

“Vepra e tyre i ka rrënjët në historinë kombëtare dhe kulturore të vendit tonë. Misioni i tyre nuk ishte vetëm arsimor, por edhe një vizion i barazisë, respektimit të diversitetit dhe përparimit përmes edukimit dhe dijes. Me krijimin e alfabetit të parë – alfabetit glagolitik, të vazhduar nga ndjekësit e tyre, përfshirë Shën Klementin e Ohrit, u krijua alfabeti cirilik, i cili është bazë për standardizimin e gjuhës dhe shkrimit maqedonas. Ne dhe të gjithë brezat e ardhshëm, kemi detyrimin të respektojmë dhe të çmojmë trashëgiminë që na lanë shenjtorët Cirili dhe Metodi. Dhe ne jemi krenarë që kemi treguar se kujdesemi për trashëgiminë tonë kulturore, për gjuhën tonë maqedonase. Në periudhën e qeverive të LSDM-së janë marrë vendime të guximshme dhe burrërore, falë të cilave sot gjuha maqedonase është e njohur dhe e barabartë në Kombet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet në urimin e Filipçes.

Related posts

Paralajmëron Ukraina: Trupat ruse kanë rezerva të municionit për tri ditë

Gazeta Max

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tregon nëse në Kosovë është regjistruar ndonjë rast i gripit të shpendëve

Gazeta Max

Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe projektet “Qytetet inteligjente”

Gazeta Max