GazetaMax
Lajme

Filipçe: Si profesor dhe kirurg, krenar që e ardhmja jonë është në duar të sigurta

Kryetari i LSDM dhe profesori universitar, Dr. Venko Filipçe, përmes një postimi, ndau përvojën e tij si kirurg dhe edukator, duke vënë në pah rëndësinë e formimit të brezit të ri të mjekëve specialistë.

“Si kirurg, çdo ditë është një sfidë e re. Por si profesor, çdo ditë paraqet një mundësi për të transmetuar dije që nuk gjendet në libra,” u shpreh Filipçe. Ai shtoi se një nga aspektet më të rëndësishme të formimit të një mjeku është mësimi për të ruajtur qetësinë dhe për të marrë vendime të sakta nën presion, duke theksuar se në kirurgji shpesh nuk ka mundësi të dytë.

Filipçe u shpreh krenar për rolin e tij si mentor, dhe akoma më shumë për përparimin e specialistëve të rinj. Ai uroi tre nga studentët e tij për progresin e dukshëm dhe përkushtimin që tregojnë çdo ditë në punë.

“Jam krenar që e kam këtë rol dhe edhe më krenar kur shoh se e ardhmja jonë është në duar të sigurta,” theksoi Filipçe, duke dërguar urime për tre specialistët e rinj që, sipas tij, po rriten profesionalisht çdo ditë.

Related posts

Gjobiten 92 shoferë në Shkup, 38 për ngasje të shpejtë

Gazeta Max

Urim nga presidenti Pendarovski me rastin e festës hebreje Jom Kipur

Gazeta Max

Të gjithë nxënësit jashtë/ Alarme për bomba në 15 shkolla në Shkup

Gazeta Max