Lideri i LSDM-së në opozitë, Venko Filipçe, i cili me profesion është neurokirurg, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook i veshur me uniformë kirurgjikale, duke ironizuar kryeministrin Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-në përmes një mesazhi që ndërthur terminologjinë mjekësore me atë politike.
“Kirurgjia kërkon precizitet, përgjegjësi dhe duar të pastra. Politika që udhëhiqet nga VMRO dhe Mickoski është e kundërta. Ndërsa ne shpëtojmë jetë, ata e helmojnë shtetin me gënjeshtra, përçarje dhe krim. Ka ardhur koha që më në fund të operohet sistemi. Pa anestezi”, ka shkruar Filipçe në postimin e tij.
