GazetaMax
Lajme

Filloi dialogu social për marrëveshje të re të përgjithshme kolektive me rritjen e përfshirë të pagave për të gjithë në sektorin publik

Shkup, 21 prill – Sot në Qeveri është mbajtur mbledhja e parë e grupit të punës për krijimin e marrëveshjes së parë të përgjithshme kolektive, si rezultat i konkluzionit nga seanca e fundit qeveritare. Siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë, Qeveria dhe LSM  sot u dakorduan për përfshirje maksimale të organizatës sindikaliste në procesin për reforma në sektorin publik i cili përfshin  optimizim dhe racionalizim, si dhe disenjim të përbashkët në ligjin e ri për paga në sektorin publik, i cili duhet të zbatohet nga 1 janari i vitit 2023.

“Në mbledhjen me sindikatën përfaqësuese për arritje të marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) të prezantuar nga kryetari Darko Dimovski ishte konfirmuar korniza e negociatave e cila në këtë fazë e përfshin harmonizimin e pagave për rritje lineare prej 2.806 denarë neto (ose 4.333 denarë bruto) për të gjithë në sektorin publik. Pika e dytë në suaza të negociatave për marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive është kthimi i regresit për pushimin vjetor (K-150) për të gjithë sektorin publik në vitin 2023. Në mbledhjen e sotme të dialogut social u dakorduan në marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive të përfshihet dhe konfirmohet metodologji e re për llogaritje të pagave me të cilën do të sigurohet  korrigjim i rregullt i pagave sipas kritereve të cilat plotësisht  duhet të konfirmohen”, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Sipas konkluzionit nga seanca e fundit qeveritare, për këtë nismë janë obliguar  zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili në mbledhjen e sotme është prezantuar nga zëvendësministri Filip Nikolloski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençovska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koodinim me Resorët Ekonomik dhe Investime Fatmir Bytyqi në mbledhje theksoi se kjo nismë e Qeverisë është të gjendet  mënyrë institucionale për harmonizim të rregullt të pagave në sektorin publik me dialog social nga i cili, sikur në rastin me pagën minimale dhe pensionet, solli rezultat që ishte vlerësuar si historik dhe ka të bëjë me të gjithë 133.700 të punësuarit në sektorin publik”, informon shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Related posts

Procedura për njohjen e diplomave të huaja do të jetë në mënyrë elektronike

Gazetamax.mk

Të korrat përgjysmohen, qepët kalben në fushat e Banjicës

Gazetamax.mk

Osmani në takim në SHBA-A5: Përshpejtimi i eurointegrimeve i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe evropiane

Gazetamax.mk